​Kosova çdo gjë e ka krijuar nga zeroja

08:26 | 19 Korrik 2017

Drejtoresha nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, Besa Kabashi Rama, tha se Kosova në vitet e fundit, konkretisht në dekadën fundit, çdo gjë e ka krijuar nga fillimi.

Ajo ka përpiluar analizën e cila si qëllim që të trajtojë sfidat e sigurisë njerëzore në Kosovë. “Ka një mungesë të formulës së zgjidhjes. Në dy mandatet e fundit të qeverisë, nuk është përmendur mungesa e stabilitetit njerëzor”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj Kosova çdo gjë po krijon nga zeroja, që nga pavarësia e saj. “Kosova është një shtet fragjil. Nëse një i huaj që ka njohur të avancume ose të limitume, sheh se ka një fragjilitet”, tha ajo.

Sipas saj edhe administrata është e re dhe nevojitet një lidership. Ajo ka folur edhe për sigurimet shëndetësore që edhe këtë korrik nuk ka filluar.

“Dyshoj se do të mund të mund të filloj të implementohet. Duhet punë dhe databazë”, tha ajo. Edhe për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, ajo ka tha se jemi vonuar në këtë drejtim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara