Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim Elmina Mahmuti – drejtor rajonal i policisë dhe Remzi Azemi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan.
Në këtë takim u tha se bashkëpunimi mes Komunës dhe Policisë së Kosovës është në nivel shumë të mirë, ndërkaq është vlerësuar se trendet janë pozitive në aspektin e sigurisë, si në rastin e parandalimit të veprave të rënda penale,ashtu edhe në zbulueshmërinë e tyre, duke u ndier krenarë me faktin se në dy vitet e fundit nuk ka ndodhur asnjë vrasje në Gjilan.
Në takimin në mes të kryetarit Haziri dhe Elmina Mahmutit e Remzi Azemit,gjendja e sigurisë është vlerësuar e qetë dhe stabile, ndërkaq janë dakorduar që Komuna dhe Policia e Kosovës të ketë projekte të përbashkëta në aspektin e sigurisë.
Gjithashtu, është kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përfundohet sa më parë objekti i Policisë së Kosovës i nisur në vitin 2008, çka do të ndikonte në efikasitet edhe më të madh të Policisë në sigurinë e qytetarëve.
Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve
Kërkohet identifikimi i personave që u prezantuan rrejshëm s...
Ky është i moshuari që humbi jetën nga aksidenti i sotëm në ...
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon m...
Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për ...
Real Madridi përgatitet për epokën e dytë të “Galaktikëve”, ...