Tri varietet të reja hibride janë promovuar sot në Gjakovë, standard ky që po rezulton të jetë më kualitativ dhe më i suksesshëm. Në fushë të hapur u mblodhën sot fermerë të rajonit të Gjakovës dhe Rahovecit ku promovuan dhe diskutuan për këto varietete.
Promovimi u bë në kuadër të Ditës Fushore dhe Ditës së Eksportit, aktivitet ky që tashmë është bërë tradicional dhe organizohet nga qendra grumbulluese “Agrocelina” me seli në Xërxe.
Ishte kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, u shpreh e kënaqur që produktet e Kosovës dita e ditës po rriten dhe po eksportohen edhe në vendet e tjera.
Kusari – Lila, tha se deri më tani nuk ka pasur një strategji të përgjithshme për shfrytëzimin e tokës bujqësore dhe se tokat janë lënë djerrinë në mungesë të kësaj strategjie.
Sipas saj Gjakova por edhe vendet tjera do të jenë të suksesshme atëherë kur ka një bujqësi të zhvilluar.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa në tregun tonë të shohim çdo ditë e më shumë produkte kosovare, këto të tokës sonë që gjithmonë i kemi pas, që dikur u zëvendësuan me produkte prej shumë larg, e sot gradualisht po e zënë vendin produktet kosovare. Ne do të jemi të suksesshëm kur do ta kemi çdo pëllëmbë të tokës të shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme, kur e kemi një bujqësi të zhvilluar, ndërsa tash jo si dikur që ka qenë përgjegjës një organizatë, por tash jeni ju”, tha Kusari – Lila.
Kryetarja e Gjakovës shpreson se nga dita në ditë në tregun e Kosovës do të ketë sa më shumë produkte kosovare dhe të shfrytëzohet çdo pëllëmbë toke. Kjo, sipas saj ndihmon edhe në ngritjen e eksportit në vendet e zhvilluara.
Sipas Kusari – Lilës, vetëm të organizuar me bashkëpunim të qeverisë qendrore, kuvendit komunal dhe shoqatave mund të arrihet tek një bujqësi e zhvilluar.
Për promovimin e prodhimeve perimtarie në Kosovë dhe shënimin e d itës së eksportit foli Fehim Rexhepi nga Qendra Grumbulluese “Agrocelina”. Ai, tha se varietetet hibride të cilat u promovuan sot janë më kualitative dhe me më pak kosto.
Në qendrën grumbulluese është promovimi i varieteteve … hibride. Dihet se në Kosovë kultivohen varietetet tradicionale të cilat kanë një potencial të vogël prodhues, mirëpo ky potencial prodhues ka edhe një kosto shumë më të madhe. Duke e pasur parasysh këtë efekt jo të mirë të rendimenteve me këtë projekt kemi bërë një planë strategjik dhe me këtë strategji kemi bërë tri varietete hibride siç është Rafaelo, Besiana dhe Sumbork në mënyrë të përmirësuar. Kjo është bërë tek fermeri z.Lushi dhe duhet që të gjithë ta ndjekim shembullin e z.Lushi dhe të kultivojmë jo në mënyrë tradicionale por me teknika të re dhe më të avanc uar ku bëhen në të gjithë regjionin”, ka thënë Rexhepi.
E shembullin e këtyre varieteteve hibride nuk pat kush ta tregoi më mirë se fermeri që tashmë ka të mbjella më shumë se 50 ari tokë.
Nexhat Lushi, tregon se me këtë puna i ka shkuar më mirë. Ai tha se varietetet hibride nuk mund të krahasohen me mbjelljen tradicionale.
“Prej 1 kg e gjysmë deri në 2 siç po thonë ekspertet, por do ta shohim prej të hënës. Këtu i kam vetëm 50 – 70 ari me këtë varietet. Krahasimi është si nata me ditë me sistem modern me punu. Puna është më e lehtë shumë. Kush e bënë këtë punë, duhet do sene me i kalu për me ditë çfarë prodhimi jep”, tha Lushi.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun