Në Papaz të Ferizaj është inauguruar shkolla re e këtij fshati, e cila do të funksionojë si paralele e ndarë e Shkollës Fillore”Abetarja” të Softajve.
Në aktin e inaugurimit të kësaj shkolle është thënë se ky fshat për herë të parë në historikun e tij po bëhet me shkollë fillore, një ëndërr e kahmotshme e banorëve të këtij fshati për të pasur në mesin e tyre një vatër të dijes.
Objekti i kësaj shkolle është ndërtuar para pesë vitesh, por asnjëherë nuk është funksionalizuar me arsyetimin e mungesës së nxënësve.
Komuna e Ferizajt gjatë verës ka renovuar dhe aftësuar këtë shkollë, në të cilën mësimet do t’i ndjekin 42 nxënës .
“Në fshatin Papaz, po fillon një ditë e re përmes kësaj shkolle, edhe pse jo në mënyrë të popullarizuar sipas metodave pedagogjike të mësimit të kombinuar, por kjo ka qenë zgjidhja e vetme e mundshme e cila është përshëndetur nga personeli arsimor, nga këshilli i prindërve si dhe nga drejtoria e shkollës”, ka thënë kryetari i Ferizajt Muharem Svarqa.
Të pranishm it në manifestimin e rastit i ka përshëndetur edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizajt, Muhamet Halili si dhe drejtori i shkollës “Abetarja” Xhevdet Shabani.
Edhe përfaqësues të fshatit dhe vetë nxënësit thanë se ky tempull i diturisë për ta ka qenë një ëndërr e kamotshme.
Shkolla e fshatit Papaz i ka kushtuar buxhetit komunal mbi 240 mijë euro në vitin 2010, ndërsa edhe në qershor të këtij viti janë investuar mbi 40 mijë euro për ta bërë të gatshme për mësim.
Mësimin për herë të parë në këtë fshat do ta nisin 42 nxënës dhe 3 mësimdhënës të cilët do të punojnë në formë të kombinuar. Autoritetet komunale thanë me këtë rast, se hapja e shkollave është gjithmonë prioritet i investimeve të tyre.
Pas këtij aktiviteti kryetari i komunës së Ferizajt Svarqa ka vizituar edhe shkollën “Kemajl Hetemi” në fshatin Rahovice, ku u njoftua nga afër me problemet të cilat preokupohet kjo shkol le.
U bë e ditur se së shpejti në këtë shkollë do të fillojë edhe rregullimi i infrastrukturës së jashtme të kësaj shkolle, duke investuar ne parqe, terrene sportive dhe gjera të tjera të nevojshme.
Aksident tragjik në Durrës, makina bie nga Ura e Dajlanit, h...
Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për pres...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë
Diell dhe temperatura me minus, si do të jetë moti sot?
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...