Ngrohtorja “Termokos” ashtu siç edhe ka paralajmëruar do të nisë sot sezonin e ri ngrohës 2015/2016.
“Testimi final i furnizimit me ngrohje dhe të gjitha testimet e rrjetit të ngrohjes janë kryer me sukses të plotë. Në bashkëpunim me KEK-un si partner të ngushtë implementues të Projektit të kogjenerimit edhe këtë sezon ngrohës do të ofrojmë ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për afro 13 mijë konsumatorë”, thuhet në një komunikatë për media të ngrohtores.
Duke pasur parasysh kushtet klimatike aktuale, pavarësisht fillimit të sezonit ngrohës, furnizimi i rregullt me ngrohje do të bëhet vetëm kur të jetë e nevojshme, pasi që aktualisht temperaturat janë më të larta se ato që kërkohen për furnizimin me ngrohje sipas ligjit të ngrohjes dhe rregulloreve të ZRRE-së (tri ditë radhazi, në orën 21.00 duhet të jenë nën 12 gradë Celsius).
KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në ...
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...
Ilir Ferati reagon për situatën në parti: LDK është më e mad...
Komuna e Suharekës hap afatin për aplikim për vlerësimin e d...
Orientimi antiperëndimor i Serbisë