Ndonëse Coca Cola është duke u konsumuar, prodhimet e kësaj kompanie vazhdojnë të jenë të pranishme duke u prodhuar në Serbi dhe importuar në Kosovë nga Serbia.
Hiper-marketi “Plus market” nga Ferizaj vazhdon me bojkotimin e produkteve nga Serbia, ne mesin e të cilave është edhe “Coca Cola”, dhe pas ndalimit të importimit nga Shqipëria tani është duke e marrë Coca Colën të prodhuar në Itali.
Nga Hiper marketi “Plus market” thonë se nuk po u lejohet të fusin në Kosovë “Coca Cola” nga Shqipëria.
Edhe hiper-marketi “Nertil” nga Gjakova ka vite që është i njohur në opinion dhe më gjerë si bojkotues i produkteve serbe, por së fundi kjo më nuk po ndodh.
Në raftet e “Nertil”, KosovaPress-i ka hasur në produktet e pijeve “Coca Cola” ku shënon se prejardhja është nga Serbia, edhe pse menaxherë të këtij hiper-marketi prapa kamerës i thanë “KosovaPress-it” se në “Nertil” nuk gjendet asnjë produkt nga Serbia, bile as produkti i pijeve “Coca cola”.
Përfaqësues të “Coca-Cola Hellenic” në Kosovë theksuan se kjo pije nuk prodhohet në Kosovë . Sipas tyre vendimi për prodhimin në Kosovë varet nga kombinimi i faktorëve të shumtë makro-ekonomikë, nga madhësia e tregut deri tek infrastruktura dhe organizimi administrativ.
Ata nuk dhanë ndonjë sqarim pse “Coca Cola” mbushet në Shqipëri, Serbi, Maqedoni dhe nuk mbushet në Kosovë siç është bërë me herët, duke e marrë parasysh se Kosova dhe Maqedonia kanë numër të përafërt të banorëve.
Nga ana tjetër është hiper marketi “Plus market” nga Ferizaj ai i cili vazhdon t’i bojkotojë produktet serbe.
Menaxheri i “Plus market”, në Ferizaj, Remzi Bytyqi, thotë për KosovaPress, se në marketin e tyre jo vetëm “Coca cola”, por nuk ekziston qe gjashtë vjet asnjë produkt me prejardhje nga Serbia.
Menaxheri nga “Plus market” thotë se kanë insistuar qe dy vjet dhe insistojnë prapë ta fusin “Coca colan” e Shqipërisë apo Maqedonisë në tregun e Kosovës, por në asnjë mënyrë, sipas tij nuk po u lejohet, edhe pse të gjitha dokumentet i kanë bërë gati.
Ai ndër të tjera thotë se mbushja e “Coca Coles” ishte bërë në Kosovë. Sipas tij kanë shitur jashtëzakonisht shumë “Coca cola” kur ishte mbushur në Kosovë nga “Fluidi” dhe kanë qenë me standarde shumë të mira.
Ai tha se si market kanë marrë këtë hap vendimtar, dhe sipas tij “o ka me ekzistuar ‘Plus Marketi’ pa prodhime të Serbisë o ka me u mbyllë krejt”.
Prokuroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për n...
Blerim Sallahu u bën thirrje qytetarëve që të votojnë
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar