Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, i kryesuar nga Ganimete Musliu, zëvendëskryetare e Komisionit, realizoi sot një vizitë pune në Stacionin Policor në Zubin Potok, ku u prit nga komandanti i stacionit, Zvezdan Milojeviq, me bashkëpunëtorë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër me kushtet e punës, sfidat në punët e përditshme në ushtrimin e detyrave policore, si dhe për zbatimin e Ligjit për Policinë e Kosovës.
Komandanti i stacionit, Milojeviq, theksoi nevojën për përmirësimin e kushteve të punës si dhe për avancimin e teknologjisë e të mjeteve të punës.
U bë e ditur, po ashtu, se kjo është vizita e parë e realizuar nga zyrtarë të lartë shtetërorë.
Nga ana e anëtarëve të Komisionit u theksua se kërkesat e paraqitura në këtë takim do të adresohen tek autoritetet kompetente, me qëllim të funksionimit sa më të mirë të Policisë së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...
Kërkesa e Hansi Flick për mesfushën