Vetëm pak më poshtë qafës së saj, nën një gjerdan të cilin e mban ajo, Adriana 17 vjeçare ka një emër të bërë tatu.
Kjo tatu është emri i pronarit të saj.
Kur ishte vetëm 14 vjeçare, transmeton arbresh.info, ajo sikur edhe rreth 800 mijë skllave të tjera të seksit që ekzistojnë sot në Amerikë u shënjua me këtë tatu nga një njeri me emrin Cream i cili i premtoi asaj çdo gjë në këmbim të “disa punëve”.
Përtej abuzimit fizik dhe vuajtjeve emocionale, kjo mbresë e përhershme vepron si një kujtesë e përditshme në qindra e mijëra gra të dhunuara e të trafikuara.
Shenja të dollarit dhe çantat e mbushura me para janë gjithashtu figurat të cilat u vizatohen këtyre femrave nga bosët e tregtisë miliardëshe të trafikimit të femrave .
Disa prej tyre u vizatohet tatuja e njëjtë në pothuajse të gjithë trupin ndërsa të tjerave u bëhet edhe ndonjë kod sekret i cili e identifikon pronarin e të trafikuarës.
17 vjeçarja Adriana duke folur rreth tatus së saj për CNN ka thënë se “Unë e quaj këtë plaga ime e luftës”.
Kështu si Adriana vuajnë edhe shumë vajza të tjera të reja të cilat kanë rënë pre e trafikantëve.
Ato tani po rehabilitohen nga një organizatë për të ndihmuar të mbijetuarat e trafikimit./arbresh.info.







Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...