Është gati ora atomike më e saktë e krijuar ndonjëherë. Rezultat i punës së Institutit Teknologjik të Massachusets Mit, arrin të masë edhe vibrimet më të paperceptueshme që ndodhin në botën mikroskopike.
Indeksi i gabimit është më i vogël se 100 milisekonda në një kohë të barabartë me moshën e universit, rreth 14 miliardë vjet.
Niveli i saktësisë është i thelbësor për të studiuar edhe sinjale shumë të dobët, si ata të valëve gravitacionale, apo edhe të atyre të paeksploruara ende, si masa e errët që mendohet se zë të paktën 25% të universit.
Ky instrument është premtues për të hedhur hapa përpara në të ashtuquajturën Fizikë e re, duke tejkaluar edhe teoritë aktuale të cilave i referohemi. Është mjaft i rëndësishëm në përmirësimin e përllogaritjes kuantike, dhe përsosmëri në matjen e kohës por edhe në fushën e kriptografisë./lexo/
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...