Hulumtimet e fundit shkencore kanë konfirmuar teorinë e pranuar se kreu i Gjermanisë naziste Adolf Hitler ka vdekur në vitin 1945, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një grup shkencëtarësh francezë studiuan fragmente të dhëmbëve të Hitlerit dhe kockave të nofullës që u ekspozuan në një muze në Moskë në vitin 2000. Ata analizuan edhe kafkën që ishte fshehur në Arkivat Shtetërore në Moskë.
Shkencëtarëve iu lejua të marrin mostra të eshtrave dhe t’i analizojnë ato në tërësi me mikroskopë dhe skanerë elektronikë.
Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “European Journal of Internal Medicine”, ku thuhet se eshtrat e analizuara të Hitlerit ishin autentike dhe konfirmuan se ai ka vdekur në vitin 1945.
Teoria e pranuar thotë se Hitleri dhe Eva Braun kryen vetëvrasje në një bunker të Berlinit më 30 prill 1945, disa ditë para rënies së Berlinit. Nazistët e dogjën trupin e tij, kurse kafka e gjetur me urdhër të Stalinit u dërgua në Moskë.
Më pas lindën dyshimet se vetëvrasja është kryer nga helmimi me cianid apo me revole.
Shkencëtarët francezë pas analizave pohojnë se Hitleri ka përdorur edhe cianid dhe ka qëlluar veten në kokë. Kjo konfirmohet nga gjurmët e gjetura në dhëmbë dhe kafkë.
Tek dhëmbët e Hitlerit është gjetur gjurmë e gurit të bardhë, por jo edhe fibra të mishit, sepse ai ishte vegjetarian.
Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se në dhëmbë nuk janë gjetur gjurmë baroti, gjë që mohon teorinë se kreu vetëvrasje me plumb në gojë. Vrima në anën e majtë të kafkës tregon se plumbi vdekjeprurës i Hitlerit kishte depërtuar në atë pjesë të kokës.
Ka dhe teori të tjera që thonë se Hitleri i mbijetoi disfatës në Luftën e Dytë Botërore dhe iku në Amerikën e Jugut.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...