Themeluesi i kompanisë Microsoft, jep këshilla për të një jetë të sukseshme e të pasur, pa nevojën e shkollës.
Bill Gates, njëkohësisht ndër personat më të pasur në botë, është shpehur në një rubrikë të rrjetit social Reddit, se po të kthehej edhe një herë në shkollë nuk do t’i përkushtohej mësimit shumë, sepse kjo nuk mjafton.
Më poshtë ju sjellim 7 rregullat e tij që ju duhen për jetë:
1.Botës nuk i bëhet vonë për vetëvlerësimin tuaj. Filloni të bëni diçka me veten dhe për veten tuaj sot. Tani!
2.Nëse mendon se mësuesi është i ashpër, prit të shohësh si do të jetë shefi. Në vend të të “hajë me dhëmbë” përpara klasës, tani do të jetë përpara një zyre të tërë.
3.Nëse i çon gjërat në për dreq, nuk është faji i prindërve. Mjaft shpërndave fajësime dhe fillo të marrësh përgjegjësi për dështimet e tua.
4. Jeta nuk është e ndarë në semestra. Një herë që fillon, jeta vazhdon e vazhdon, pa fund. Kështu që shpenzoje kohën tënde duke bërë një gjë që vlen.
5.Tregohu i mirë me ata që vetëm mësojnë. Shanset janë që do të përfundosh të punosh për një prej tyre.
6.Jeta nuk është e drejtë, mësohuni me të. Mjaft pritët që jeta “t’ju sjellë” gjërat që ju mendoni se “i meritoni”.
7.Nuk do të kesh një pagë me gjashtë shifra menjëherë pas shkollës. Do të duhet të punosh fort për të arritur atë që dëshiron.
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...