Njihuni me studentin më kursimtar në botë (Foto/Video)

08:30 | 6 Shtator 2015
Arbresh.info

Një student amerikan i cili duhej të paguante nga 800 dollarë në muaj për të jetuar në një konvikt në Universitetin ku ai studionte e ka zgjidhur problemin e tij, duke ndërtuar shtëpinë e vet të vogël nga zeroja.

Christopher Cerk, një i ri 21-vjeçar, student në Universitetin e Miçiganit, tha se të jetuarit afër universitetit të tij nuk i përshtatej dhe ishte një shpenzim i kotë i parave.

Në vend se të paguante nga pothuajse 10 mijë dollarë në vit për qira për një dhomë që ai nuk e donte, zotëria i shkencave kompjuterike mori gjërat në duart e veta.

Clerk shpenzoi 13 mijë dollarë për blerjen e materialeve të nevojshme për të ndërtuar shtëpinë e tij e cila ka një hapësirë shumë të vogël.

Shtëpia e cila i mori më shumë se një vit për tu ndërtuar, raporton Ann Arbor News, përcjell arbresh.info, ka ndër të tjera një tualet dhe panelet diellore për prodhimin e energjisë elektrike.

Ai vlerëson se furnizimi i këtillë me energji elektrike do të jetë i mjaftueshëm për të mbajtur telefonin e tij celular dhe llaptopin të ndezur e po ashtu edhe për të shfrytëzuar sobën elektrike.

Ai tha se nuk kishte pasur më parë aftësi për të bërë gjëra të tilla dhe se gjithçka e kishte mësuar përmes një mësimi që kishte marrë nga YouTube.

Sipas Clerk, ai do të kishte shpenzuar 19 mijë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme po të vazhdonte të qëndronte në kampusin pranë Universitetit të tij dhe se me ndërtimin e kësaj shtëpie ai do të kursejë rreth 6000 mijë dollarë dhe do ta ketë përsëri në dispozicion shtëpinë për ta vendosur në ndonjë lokacion tjetër./arbresh.info.

2C0208A800000578-3223702-image-a-5_1441493879811

2C02061200000578-3223702-image-a-6_1441493926913

2C020B5100000578-3223702-image-a-7_1441494093464

2C020B7400000578-3223702-image-a-8_1441494192500

https://www.youtube.com/watch?v=hz8sfeRy55A

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale