Ka ndërruar jetë gruaja më e vjetër në botë Fotima Mirzokulova.
Ajo lindi në 13 mars të 1893 në Taxhikistan, në kohën kur në Rusi qeverisja ishte në duart e Carit. Zonja Mirzokulova ka lënë pas tetë fëmijë dhe më shumë se 200 nipër, mbesa dhe stërnipër. Ajo u varros në qytetin Dakhana në veri të vendit, në afërsi të kufirit me Uzbekistanin.
Mediat lokale shkruajnë se e ndjera e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar në kolkoz (një fermë kolektive, e ngjashme me koperativat e vendit tonë gjatë periudhës së komunizmit), duke mbledhur pambuk, madje ajo ka punuar edhe pasi ka dalë në pension, sepse njihej si një njeri e cila e dashuronte punën.
Kujtojmë që gruaja më e vjetër në botë përpara Fotimas ishte Jeanne Louider Calmat nga Franca, e cila vdiq në moshën 122 vjeçare në gusht të 1997./epokaere/
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...