Krahas Kur’anit famëlartë, gati të gjithë librat e historisë, të tefsirit dhe të hadithit, e pohojnë faktin se Muhammedi a.s., gjatë shpërnguljes së tij, pra të hixhretit, ai, së bashku me shokun e tij më të ngushtë, Ebu Bekrin, r.a. u fshehën në shpellën Eth-Theur. Aty qëndruan për një kohë të shkurtër, dy – tre ditë, derisa politeistët menduan se nuk i gjejnë dot.
Sipas të dhënave historike, thuhet se në hyrje të shpellës marimanga thurri rrjetën e saj, kurse pëllumbi me folenë e tij qëndronte i qetë aty.
Nga e gjithë historia e ngjitjes në shpellë, kuptojmë një gjë: Njeriu duhet të përpiqet në maksimum, e kur të shohë se kanë përfunduar mundësitë e tij, atëherë ai i mbështetet dhe e lë fatin e tij në dorën e Allahut xh.sh.
Kodra, në të cilën gjendet shpella, është pak kilometra larg qytetit të Mekes dhe lartësia mbidetare e saj është 1405 m.
Kur’ani famëlartë e përshkruan kështu rastin:
“Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!” E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.“ (Teube, 40)
Ja kështu duket sot shpella Eth-Theu, të cilën, jo rallë, e vizitojnë edhe haxhilerët tanë që shkojnë në Mekë:
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata