Gazetari i CNN, Will Ripley ka mundur të dokumentojë pamje të rralla brenda një apartamenti tipik në Korenë e Veriut dhe jetën e përditshme.
Ripley thotë se në 12 udhëtime në këtë vend ka qënë vetëm dy herë në një apartament tipik korean. Çifti që vizitoi jetonte në katin e 13-të të ndërtesës dhe Will i shpjegohet se njerëzit këtu nuk përdornin ashensorin për shkak të ndërprerjeve të energjisë.
“Është diçka që ne në Perëndim nuk e bëjmë, të ngjitësh e të zbresësh përditë shkallët. Kur ngjitesh është një ushtrim i mirë, por pas një dite të lodhshme pune, apo një nate ku ke pirë….”, thotë Will.
Si në çdo shtëpi tjetër në Korenë e Veriut dhe në këtë apartament nuk mungonte fotoja e Kim Il Sung, dhe djalit të tij Kim Jong Li.
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje