Filmi kosovar, “Zgjoi” po vazhdon me suksese të njëpasnjëshme nëpër botë.
Pas premierës që pati në New York, projekti me regji të Blerta Bashollit ka marrë një tjetër çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Scottsdale të Arizonës, shkruan arbresh.info
Ky lajm u bë i ditur nga faqja zyrtare e filmit “Zgjoi”, ku thuhet se Yllka Gashi ka marrë çmimin si aktorja më e mirë në rol kryesor në edicionin e sivjetmë të këtij festivali.
Postim i plotë pa ndërhyrje:
Edhe një çmim për yllin e filmit tonë
Yllka Gashi ka marrë çmimin si aktorja më e mirë në rol kryesor në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Scottsdale të Arizonës.
Ky është çmimi i tretë i Gashit për portretizimin e Fahrije Hotit.
Erdhi disa ditë pas çmimit si aktorja më e mirë në Festivalin Spanjoll “Seminci”. /arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit