Ka ndërruar jetë ikona e teatrit dhe filmit shqiptar, Edi Luarasi, në moshën 81-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i aktores Eldon Luarasi, përmes një postimi në Facebook.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë se sot me date 3 dhjetor 2021 ndroi jete nena jone e shtrenjte Edi Mirdita Luarasi. Varrimi bëhet ditën e shtune dt. 04/12/2021 ora 14:00.
Ceremonia mortore zhvillohet tek internacionali i vjetër në rrugën e Kavajes mbrapa ish-Lidhjes se Shkrimtareve”, ka shkruar ai në postim.
Aktorja lindi në Tiranë më 7 maj 1940, ajo debutoi në skenë që në moshë të re.
Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor.
Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin. Si aktore pranë teatrit popullor luajti mbi 30 role.
Ajo njihet për rolet e saj në: “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”. “Hekurat”, “Cilindri”, “Streha e të harruarve”.
Pas një shkëputje prej 20 vitesh, ajo rikthehet në skenë në moshën 51 vjeçe me dramën “Vizita e Damës plakë”.
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje p...
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...