Lajmet dhe shkrimet për Kosovën dhe fqinjët e saj janë të pranishme në mediat amerikane në mënyrë të konsiderueshme, ndër to edhe në prestigjiozen The New York Times.
Mirëpo kësaj radhe, në artikullin e fundit të kësaj gazete ku është i përfshirë edhe vendi ynë, ata kanë zgjedhur një mënyrë interesante se si ta përmbledhin Kosovën përmes një fjalie të vetme, për t’i njoftuar lexuesit e tyre mbi shtetin e vogël evropian, njofton Klan Kosova.
Ata e kanë lidhur Kosovën për emrin e Dua Lipës në kuadër të shkrimit të tyre “Kur ardhmëria e ndritshme e Jugosllavisë ishte e skalitur në beton”, e që rrëfen për arkitekturën e kohës jugosllave, substancën dhe prapavijën e saj, si dhe ndikimin që e kishte pasur përtej kufijve jugosllavë.
“Disave nga ne na bëhet mjegull për shtatë kombet në qoshkun e djathtë e të ulët të Evropës, në lindje të Italisë dhe veri të Greqisë. Prandaj ja një rifreskim: Sllovenia është vendlindja e filozofit hipster Sllavoj Zhizhek dhe Zonjës së Parë Amerikane (Melania Trump); Kroacia, finaliste e Kupës së Botës me fanella të dallueshme si tabelë shahu, tërheq pushuesit në bregun e Adriatikut; jahtet evropiane janë duke lundruar tutje në jug, në të voglin Mal të Zi, që sapo pati momentin e vet në lajme; Beogradi, kryeqyteti i Serbisë, është një muze në ngritje e sipër; Sarajeva, në zemër të Bosnjës, është qendër e kulturës së kafeneve; dhe Kosova është shtëpia e origjinës së yllit më të madh të popit evropian për momentin, Dua Lipës”, shkruan The New York Times në hyrje të artikullit.

Mirëpo, më pas jepet një përmbledhje e shkurtër e historisë së Jugosllavisë para se të dilet në temën kryesore që rrëfen për arkitekturën e bujshme të shtetit të dikurshëm federal dhe simbolikën e saj.
“Para rishfaqjes së armiqësive të vjetra më 1991, këto shtatë vende ishin pjesë e Jugosllavisë – një republike të vetme federale me grupe etnike, fetare e gjuhësore nën një kulm të vetëm gjithëpërfshirës”, vijon
“Drejt një Utopie Konkrete: Arkitektura në Jugosllavi, 1948-1980 është një ekspozitë e re e jashtëzakonshme në Muzeun e Artit Modern, që na rikthen në shtetin e shuar socialist – arkitektura e pasluftës të së cilit vend e kishte gjithë ambicien dhe krijimtarinë që u gjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazilit , Japonisë dhe qendrave të tjera të ndërtimit të asaj kohe”.
“Nga veriperëndimi në Ljubljanë e deri te jugu në Shkup, qytetet jugosllave shërbyen si pasqyrim publik i rishpikjes politike, përderisa peizazhet rurale pikëzoheshin me monumente të mëdha, abstrakte dhe anti-fashiste por që tregonin unitet kombëtar dhe pavarësi artistike.
Kjo ekspozitë është e para e karakterit madhor për Martino Stierlin në Muzeun e Artit Modern i cili në bashkëpunim me Vladimir Kuliq realizuan këtë katalog dhe shfaqje.
“Janë më shumë se 400 objekte, bashkë me filma dhe fotografi posaçërisht të porositura, e që lidhen brenda një koleksioni elokuent të ndërtesave civile dhe monumenteve publike, edhe pse në disa raste kjo ekspozitë e tepron me jugonostalgji dhe elegancë socialiste”.

Shkrimi tregon gjithashtu se si arkitektura dhe arti jugosllav në përgjithësi e kanë konkretizuar përpjekjen për balancimin mes dy gjendjeve por edhe dy anëve të ndryshme, Lindjes dhe Perëndimit – ama mes tyre edhe atë të individualizmit.
“Akti i balancimit të këtij vendi midis Lindjes dhe Perëndimit, midis lirisë dhe autoritarizmit, u zhvillua edhe në arkitekturën e një individualiteti guximtar, edhe teksa mishëroi ambiciet kolektive që jugosllavët i quanin ‘standarde sociale;”.

Ndërkaq, fjalë ka edhe për objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, për cka The New York Times ka një përshkrim interesant.
“Biblioteka Kombëtare e Kosovës” e ndërtuar në Prishtinë nga Andrija Mutjakoviq që është ende funksionale, është një aglutinim i çmendur i cubave të betonit me 99 kupola hemisferike sipër, e që është e frymëzuar nga arkitektura islamike po aq sa nga eksperimentet gjeodezike të Buckminster Fuller-it”.

Për fund, medoemos zhvillimi i arkitekturës jugosllave të kohës u ndërlidh sërish edhe me kohën e regjimit, i cili potencohet si më liberali në krahasim me vendet tjera socialiste si Shqipëria e Enver Hoxhës.
“Jugosllavia ishte më liberalja prej të gjitha republikave socialiste, dhe një vend më i lehtë për t’u bërë artist apo arkitekt i pavarur se sa në Bashkim Sovjetik, Rumuni, Shqipëri madje edhe në Gjermani Lindore”.

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...