
Një veshje me lule, një vëth i vetëm, fotografitë bardh e zi dhe mijëra mbetjet e cigareve brenda "Muzeut të Pafajësisë" në Stamboll, tek vizitorët eksploron kujtime të dashurisë së humbur, çiftet gjejnë intimitetin për të treguar dashurinë e tyre dhe zemërthyerit kërkojnë mirëkuptim për humbjen e tyre. Duke folur për Anadolu Agency (AA) para 14 shkurtit, Ditës së Shën Valentinit, autori i parë fitues i Çmimit Nobel i Turqisë, Orhan Pamuk, thekson se, "Dashuria nuk është vetëm një takim i lumtur apo një përvojë e papritur. Ka edhe një anë të errët për të dashuruar". ( Ahmet Bolat - Anadolu Agency )
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se vizita e planifikuar e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë.
Edhe pse ardhja e tij ishte e konfirmuar, planifkuar dhe organizuar deri në detajet e fundit, për shkaqe të tij personale, Pamuk ka kërkuar që vizita të aranzhohet për një datë tjetër.
Në adresimin e tij për lexuesit në Kosovë, Pamuk ka kërkuar falje për këtë shtyrje, duke thënë se më patjetër do të vijë pas disa muajsh.
“Të dashur lexues nga Kosova. Për arsye që nuk varen nga unë, më duhet të shtyej vizitën time të paraparë për këtë muaj, por definitivisht do të takohemi këtë vjeshtë. Ju lutem pranoni kërkimfaljen time dhe shihemi në vjeshtën e këtij viti” ka thënë ai. /Arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...