Sonte në mbrëmje promovohet filmi dokumentar “Simboli i Lirisë”,kushtuar Nderit të Kombit Adem Demaçi.
Ky film bëhet me rastin e 80 vjetorit të lindjes dhe të veprimtarisë atdhetare të Adem Demaçit, RTK do t’i ndajë një mirënjohje të veçantë Demaçit, i cili ka qenë një mandat kryetar i Bordit të drejtoreve të RTK-së për kontributin e tij në avancimin e fjalës së lirë dhe zhvillimin e transmetuesit publik – RTK-së.
Filmi është realizuar nga RTK ndërsa ideja dhe skenari është bërë nga Nuhi Bytyçi, regjia Ilir Kabashi, muzika Ilir e Korab Shaqiri dhe montazhi Mellani Devexhiu.
Në ftesë për të marrë pjesë në këtë ngjarje thuhet se pritja e të ftuarve bëhet prej orës 19:30, ndërsa filmi shfaqet në orën 20 në Kinemanë ABC.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen