Ish-presidenti Bill Clinton po shkruan një roman për Shtëpinë e Bardhë, kanë njoftuar botuesit.
“Presidenti është zhdukur” titullohet romani të cilin Bill Clinton është duke e shkruar në bashkëpunim më autorin James Patterson, që konsiderohet një ndër autorët më të shitur të gjallë, transmeton portali arbresh.info.
Botuesit kanë deklaruar se në roman do të shfaqen detaje që vetëm një President mund t’i dijë.
Libri, që është edhe romani i parë i Bill Clinton, do të dalë në shitje në qershor të vitit 2018./Arbresh.info
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...