Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktores Leze Qena.
Kurti tha se artistëve duhet t’u jepet dashuria dhe respekti sa janë gjallë, shkruan arbresh.info.
“Dëshiroj të ngushëlloj familjen dhe dashamirësit e aktores së shquar të Kosovës, Leze Qenës, për humbjen e madhe. Sot në orët e mëngjesit aktorja e dashur për publikun tonë, zonja Leze Qena, ndërroi jetë. Ajo gjatë jetës së saj ka patur një repertor të gjerë teatror, dhe ka luajtur shumë role në kinema e televizion. Një jetë kushtuar artit, është një jetë kushtuar publikut. Kur artistët vdesin, pikëllohemi të gjithë. Por dashurinë dhe respektin artistëve duhet t’ua japim gjatë kohës që janë gjallë, sidomos ne politikanët. I bashkohem përkujtimit të zonjës Leze Qena, i cili në kushtet e pandemisë, fatkeqësisht do të duhet të zhvillohet nga shtëpitë e banesat tona”, shkruan ai./arbresh.info/
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
SHBA-të do të dërgojnë 3,000 ushtarë të tjerë në Lindjen e M...