Konsullata e Kosovës në Gjenevë të martën e hapur për bashkatdhetarët

08:23 | 19 Shkurt 2018
M. A.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të martën do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë të vizitojnë selinë e konsullatës.

Sipas njoftimit, nga ora 14:00, të gjithë bashkatdhetarët do të mund ta vizitojnë konsullatën në adresën e re “Rue de Lausanne 63, 1202.

Kurse, duke filluar nga ora 18:00, në konsullatë do të hapet ekspozita me piktura të artistit Samedin Asllani, dhe do të organizohet një pritje për të gjithë të pranishmit për të shënuar 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme