Festivali i çajit “Çaj Fest” këtë vit do ta shënoj edicionin e dytë të tij.
Ky festival ka për qëllim promovimin e kulturës së çajit dhe përçimin e ndjenjës së humanizmit.
Në këtë edicion do të marrin pjesë pesë kompani të ndryshme të çajit nga Kosova.
Festivali ka karakter bamirës pasi çaji shërbehet pa para për të gjithë, por njerëzit e vullnetit të mirë mund të dhurojnë një shumë simbolike për familjet në nevojë.
Të hollat e grumbulluara në fund do të shfrytëzohen për blerjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë në Vushtrri.
Festivali do të mbahet nga data 26 deri më 29 Dhjetor, në sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri, prej orës 14:00 deri në orën 23:00.
Festivali u mbështet nga Komuna e Vushtrrisë dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Vushtrri.

U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend