Sot në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB behët promovimi zyrtar i librit “Kultura Politike e Kosovës” nga autori Dr. Behar Haziri.
Libri “Kultura Politike e Kosovës” i autorit Dr. Behar Haziri, është një libër studimor nga fusha e shkencave politike, ku në qendër të studimit ka analizën e sjelljes, qëndrimit, besimit dhe vlerave të qytetarit kundrejt institucioneve dhe të pjesëmarrësve politik që janë të kyçur brenda institucioneve politike në Kosovë.
Rëndësia e këtij studimi shkencor është qasja që problemi i analizës shtrohet nga analiza empirike, si një nevojë e domosdoshme për të shpjeguar çështjet serioze dhe shumë komplekse të sistemit politik siç është kultura politike, dhe të problemit të stabilitetit politik në shoqëritë e ndara thellësisht siç shpjegohet nga modeli i demokracisë konsociative dhe që ballafaqohet Republika e Kosovës.
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...