Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Gjilan në shtëpinë e një shtetasi të huaj nga një person që i bësonte viktima, raporton policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë periudhës 20 deri më 30 qershor i dyshuari ka vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheqë para nga banka, shkruan Arbresh.info
I dyshuari pas intervistimit është liruar
“Gjilan / 20-30.06.2025. Viktima mashkull-shtetas i huaj me datë 01.07.2025 ka raportuar se gjatë periudhës së cekur kohore i dyshuari m/k në shtëpinë e tij i ka vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheqë para nga banka. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari te i cili gjatë kontrollit kanë gjete dhe sekuestruar një shumë para të gatshme të tërhequra nga banka me kupon si dëshmi dhe kartelën e bankës në emër të viktimës që ka deklaruar se me vullnetin e tij ka mbajtur kartelën e bankës dhe për këtë posedon edhe dokument të noterizuar për mbikëqyrje. Në konsultim e prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info.
Petritsch: Bllokadat e brendshme dhe mosnjohjet po e dëmtojn...
LDK do të mbajë konferencë për media për “skandalin e njehso...
Irani merr planin 15-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund lu...
Rusia sulmon Estoninë
Nxënës sulmon me thikë mësuesen në Itali, gjendja e saj krit...
Serbia arreston katër shqiptarë për ekspozim të simboleve ko...