Një person është arrestuar në Zveçan pasi dyshohet se me datën 14.04.2025 në një shtëpi në ndërtim e sipër ka vjedhur kabllo elektrike, tri kutia elektrike të metalta, dy bojlerë, dy televizorë dhe gjësende tjera.
Në njoftim thuhet se i arrestuari 41-vjeçar e ka pranuar se ka kryer veprën penale duke deklaruar se gjësendet i ka marrë si kompensim i një borxhi në vlerë prej 600 euro që ia kishte ankuesi, përcjell Arbresh.info.
“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Zveqan me datë 15.04.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, (H.B), 41 vjeç. Arrestimi është kryer mbi bazë të dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara që e lidhin të dyshuarin me rastin e raportuar, e i cili gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën penale duke deklaruar se gjësendet i ka marrë si kompensim i një borgji në vlerë prej 600 € që ia kishte ankuesi”, thuhet në njoftim.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...
Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit ndër ngjarjet më të lavdishm...
Lens refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes – ten...