Një grup vajzash janë filmuar duke u zënë jashtë restorantit McDonald’s. Pamjet shokuese tregojnë se si njëra prej tyre u rrëzua në tokë dhe një vajzë tjetër e qëllonte me shkelma në kokë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:35 të mbrëmjes të së premtes në Glasgow të Anglisë. Disa burra të sigurisë u përpoqën ti ndanin teksa ato kapeshin për flokësh e përplasnin njëra-tjetrën në tokë.
Disa njerëz po qëndronin aty për të parë incidentin, kur një burrë u afrua të merrte vajzën e shtrirë në tokë që merrte vazhdimisht shkelma në kokë.
Nuk është bërë ende asnjë arrestim dhe nuk është zbuluar shkaku i sherrit.
https://www.instagram.com/p/Bq4wBsAA1Kc/?utm_source=ig_embed
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...