Në kërkim nga policia, vajzat i ofrojnë strehim “kriminelit” simpatik

01:28 | 16 Janar 2021

Jess Mabilia 28 vjeç, kërkohet nga Policia e Victoria për shkelje të urdhrave të gjykatës. Të enjten, policia kërkoi ndihmë për gjetjen e Mabilia, i cili është rreth 185 cm i gjatë, me sy blu dhe flokë të errët.

Bëhet e ditur se ai frekuenton gadishullin Mornington, Frankston, Bass Coast dhe Geelong në Victoria. Hetuesit gjithashtu publikuan një imazh të Mabilia me shpresën se dikush mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij aktuale, shkruan javanews.

Shumë komente vërshuan në rrjetet sociale për 28-vjeçarin, ku një grua i kërkoi Jess të fshihej në shtëpinë e saj.

Një tjetër tha se shpresonte ta gjente në Tinder përpara se autoritetet policore ta gjenin atë. Një grua tjetër e krahasoi Mabilia me këngëtarin e zemrës hollivudiane John Meyer.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara