Studimet e fundit kanë treguar se gjatë gjithë kësaj kohe, kemi qenë duke i karikuar gabim telefonat tanë.
Ideja e të bërit këtë proces përgjatë gjithë natës, në fakt është tejet e dëmshme për telefonin.
Kjo sepse në këtë mënyrë, celulari karikohet edhe kur bateria ka arritur 100% të mbushjes, e sipas specialistëve, kjo sjell vetëm tension ekstra për aparatin, çka do të thotë dëmtimin e baterisë, deri në skadimin përfundimtar të saj.
Shpjegimi më konkret lidhet me faktin se bateria ka një përmbajtje acide, e cila nuk kërkon karikimin e plotë. Kuptohet, të gjithë dëshirojmë një celular të karikuar në maksimum për të nesërmen, por ka disa mënyra të tjera për ta arritur këtë, si psh: eleminimi i programeve që nuk i përdorim, përzgjedhja e zonave të mira me sinjal etj.
Në fakt, mjafton vetëm një orë për të patur një bateri të qëndrueshme, kështu që rrjedhimisht do të na duhet të zbatojmë atë çfarë kanë rekomanduar specialistët, transmeton Gazeta Metro
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...