Nuk mund ta besonte kur në televizion u publikuan numrat fitues të lotarisë.
Jeta e Pete Kyle në pak sekonda ndryshoi tërësisht, pasi në llogarinë e tij tashmë do të ishin mbi 5 milionë euro.
Për shumë njerëz kjo do të ishte një jetë e sigurt, përshirë edhe për fëmijët e tij, por pas 3 vjetësh Pete nuk ka më asnjë qindarkë dhe punon si pastrues në një hotel.
Nuk është as e para e nuk do të jetë as e fundit historia dramatike e keqmenaxhimit të parave. Por historia e burri nuk është kaluar pa u vënë re nga tabloidet britanike.
Sipas asaj që raporton ‘Mirror’, Pete nisi që të shpenzojë para në masë, duke blerë makina luksoze e anije.
Madje ai bënte pushime ëndrrash së bashku me familjen. Shpenzonte rreth 5 mijë euro në ditë. Vetëm pas 3 vjetësh ëndrra e tij mbaroi.

Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë