Qytetarët japonezë që nuk janë njohuri të madhe në gjuhën angleze, tani do ta kenë më të lehtë të kuptojnë mentalitetin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, pasi një student 17-vjeçar ka marrë mision të përkthejë ato.
Presidenti Donald Trump është një përdorues i rregullt i rrjetit social Twitter dhe ndër të tjera ka bërë kurizë shumë njerëz që ‘të ndjekin’ atë dhe të kuptojnë mentalitetin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Deri me tani, miliona japonez nuk e kanë kuptuar saktë Presidentin e ri të SHBA-ve, por fal punës së një student, ata nuk do ta kenë më këtë pengesë.
Që nga nëntori i vitit 2016, student i njohur si K-T, ka përkthyer pothujase të gjitha postimet e Donald Trump.
Sipas mediave japoneze, studeni këtë iniciativë e ka marrë me qëllimin e përmisimit të gjuhës angleze, ndërsa tutje ka filluar edhe të interesohet për politikën në Shtetet e Bashkuara.
Përkushtimi dhe entuziami i tij nuk kanë shkuar pa u vënë re, pasi llogaria e tij tashmë ka 80 mijë ndjekës dhe vazhdon të rritet brenda çdo dite./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...