Blogerja Sarah Berisha ka demantuar lajmin se ajo dhe partneri i saj Dj PM po bëhen prindër për herë të parë.
Me anë të një postim të shpërndarë në InstaStory, ajo ka treguar kjo gjë nuk është e vërtetë.
Kjo nisi nga një shaka që Young Zerka e bëri në emisionin e “Zemër Luana” duke e ngacmuar në këtë rast DJ PM.
“Jo njerëz nuk jam shtatzënë, ju lutem mos më uroni. Një lajm kaq të rëndësishëm dhe të bukur do ta merrni vesh vetëm nga unë dhe nga askush tjetër. Ju falënderoj shumë për interesimin që tregoni dhe realisht më bëhet qejfi shumë, por kjo gjë nuk është e vërtetë. Dhe ju lutem mjaft më me këto lajme ‘Sarah&Pm në pritje të ëmbël’ kushedi tani do ishim me tri bebe brenda vitit, aq herë sa ka dalë si lajm”, ka shkruar Sarah. /arbresh.info/

Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...