Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delegacionin e Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis, pjesëmarrës të Konferencës Ndërkombëtare Arabo-Evropiane, që do të mbahet më 7 dhe 8 maj në Prishtinë, organizuar nga Akademia Diplomatike e MPJ-së dhe Ministra e Mjedisit.
Kryetari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e mira me shtetet arabe, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim konkret në fusha të ndryshme me interes për Kosovën, siç janë energjia, mjedisi dhe bujqësia.
Delegacioni arab, nga ana e tij, premtoi intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe thellimin e përkrahjes së Kosovës në projekte mjedisore dhe zhvillim të qëndrueshëm./arbresh.info/


Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...