Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë tetë ditëve, Qendra e Kërkim dhe Shpëtim Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) dërgoi 18 anëtarë të Ekipit të tyre të Vlerësimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive (DART) për një stërvitje në Kosovë.
DART është grupi i parë i përgjigjes ndaj fatkeqësive përpara se ekipi kryesor i reaguesve të arrijë në vend-ngjarje.
Edhe stërvitja përkatëse për stafin e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim dhe Shpëtim të FSK-së (QNTKSH) u realizua me skenar të ngjashëm për përgjigjen e parë në fatkeqësi.
Me këtë rast, UKISAR prezantoi Certifikatën e Njohjes për QNTKSH-në, një nga hapat përfundimtarë për marrjen e akreditimit ndërkombëtar të QNTKSH-së si qendër trajnimi për kërkim-shpëtim në nivel botëror./arbresh.info/

Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar