Në raportin e veprimtarisë së qeverisë kineze paraqitur në sesionin vjetor parlamentar të enjten, nga kreu i saj Li Keqiang nënvizohet se objektivi i rritjes ekonomike të vendit në vitin 2015 do të jetë 7%, më i ulët se ai i vitit të kaluar që ishte rreth 7.5%. Kjo është norma më e ulët vjetore e rritjes ekonomike në Kinë, që nga viti 1990.
“Gjatë vitit të kaluar zhvillimi ekonomik i Kinës u përball me sfida të vështira në plan kombëtar dhe ndërkombëtar. Rruga drejt rimëkëmbjes së ekonomisë globale ka shënuar ulje dhe ngritje dhe performanca e ekonomive të mëdha ka qenë e ndryshme” theksohet në raport.
Objektivi i rritjes së ekonomisë kineze në rreth 7% “merr në konsideratë nevojat dhe mundësitë. Ky objektiv është në të njëjtën linjë me synimin tonë për të përfunduar ndërtimin e një shoqërie të moderuar dhe të begatë në të gjitha aspektet dhe në kushtet e përafërta të domosdoshmërisë së rritjes dhe përmirësimit të ekonomisë sonë” , nënvizon raporti.
“Nëse ekonomia e Kinës do të rritet në këtë normë për një periudhë relativisht të gjatë, ne do të sigurojmë themele më të forta për modernizimin e vendit”, thuhet në raportin e veprimtarisë së qeverisë kineze.
Man Utd synon ta përforcojë fazën e sulmit me transferimin e...
Zvicra përballë sfidës së identifikimit të viktimave të zjar...
Osmani bën homazhe pranë arkivolit të Nexhat Dacit
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe k...
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...