Gjykata Ekonomike e Prishtinës ka vendosur ta nxjerrë në shitje fabrikën e llamarinës së zinkuar në Vushtrri “Llamkos” nëpërmes ankandit publik.
Ofertuesit kanë kohë 60 ditë t’i paraqesin ofertat e tyre. Punëtorët frikësohen se do të mbesin pa punë, ndërkohë që ata janë kreditori më i madh me rreth 2.5 milionë euro dhe synojnë fabrikën “ta bëjnë” të tyre, shkruan Gazeta “Zëri”
Ofertuesi i cili do të ofrojë më shumë para do të jetë pronar i ri i fabrikës së llamarinës së zinkuar në Vushtrri, pasi Gjykata Ekonomike në Prishtinë ka nxjerrë në shitje fabrikën më të madhe nëpërmes ankandit publik. Kjo është herë e tretë që “Llamkosi” del në shitje, ndonëse punëtorët, rreth 500 sa janë, kanë kërkuar nga institucionet e Komunës së Vushtrrisë që fabrika të funksionalizohet dhe punëtorët të kthehen në punë.
Sindikalistët e “Llamkos”-it kanë kërkuar që fabrika të mos shitet dhe të mos i ndryshohet destinimi. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Llamkos”-it, Ragip Hasani, ka thënë se fabrika mund të shitet brenda 60 ditësh.
Izraeli lëshon urdhër evakuimi për banorët në Libanin jugor
Raketat iraniane godasin Tel Avivin, ndërtesa të dëmtuara dh...
Real Madridi apelon për kartonin e kuq të Federico Valverdes...
Varroset sot në Gjilan, 17-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gj...
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes