Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka filluar negociimin e lidhjes së marrëveshjes me Britaninë e Madhe për promovimin dhe mbrojtjen e investitorëve, raporton arbresh.info.
Kjo nismë është miratuar dhe votuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Ministri i MTI, Bajram Hyseni tha se përmes kësaj marrëveshjeje do të thellohet bashkëpunimi me Britaninë e Madhe.
“Me këtë marrëveshje dëshirojmë të zhvillojmë dhe forcojmë bashkëpunimin mes dy shteteve. Përmes kësaj do të rriten investimet nga investitorët,” është shprehur Bajrami.
Sipas ministrit Bajrami, lidhja e kësaj marrëveshje do të rris mbrojtjen e ndërsjellët të investimeve, do të nxisë prosperitet dhe zhvillim të ndërsjellët mes dy vendeve./arbresh.info/
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...