Pandemia e koronavirusit ka gjymtuar ekonominë e varur nga turizmi në Kroaci, duke shkaktuar rënien e saj më të madhe në 25 vjet, sipas të dhënave të publikuara sot nga Byroja Kombëtare e Statistikave.
“Rënia nga tremujori në tremujor, nga tre muajt e parë të vitit 2020, është 14,9%”, tha institucioni, sipas të cilit kjo është rënia më e madhe që nga viti 1995, kur byroja filloi publikimin e të dhënave tremujore ekonomike.
Kroacia varet shumë nga turizmi, që gjeneron rreth një të pestën e PBB-së së saj.
Pandemia dhe bllokimi ngrinë tërë turizmin gjatë tremujorit të dytë.
Me situatën e COVID-19 nën kontroll në vend, Kroacia u hap për turistët më 1 korrik.
Megjithatë, rritja e ndjeshme e rasteve gjatë dy javëve të fundit, bëri që Austria, Gjermania, Italia dhe Sllovenia, burimet më të rëndësishme të Kroacisë për turistë dhe të ardhura, ta rendisnin atë në zonën e kuqe, duke u bërë thirrje shtetasve të tyre të kthehen në shtëpi./alsat/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës