Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë për media të mbrëmjes së të hënës, tha se rastet e fundit kanë bërë që situata të jetë në nivelin alarmant, duke shtuar se po punohet për menaxhim të situatës.
Kreu i Gjilanit tha se s’ka vend për panik, por ka apeluar qytetarët që të jenë lojal në vendimet e shtetit sa i përket masave anti-COVID-19.
“Përveç tjerash, jemi në kohën e gripave sezonale dhe kërkohet menaxhim sa më i mirë dhe më i drejtë. Përveç shëndetit publik, detyra jonë 24 orë e shtatë ditë është që ta ruajmë shëndetin e ekonomisë. Pra, po punojmë shumë me të gjithë mekanizmat komunal e regjional, sikurse edhe në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës”, ka thënë Haziri, pas takimit të mbrëmjes me Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Kreu i Gjilanit ka njoftuar se në ditët e fundit, asnjë rast i infeksionit nuk është shënuar në shkolla e objekte fetare.
“Pra, shkollat dhe objektet fetare nuk janë burim i infeksionit”, shtoi Haziri.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan brenda 8 muajve është si vijon: 1640 raste pozitive në total, 1272 të shëruar, 310 raste aktive, 39 në hospitalizim dhe 120 mostra në pritje.
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...