Ekipi i ekspertëve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dje ka përfunduar vizitën e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës.
Në njoftimin e ATK-së thuhet se gjatë takimit përmbyllës që kishin me drejtorin ekzekutiv të ATK-së, Ilir Murtezaj, përfaqësues nga FMN vlerësuan implementimin e deritanishëm të reformës që është bërë në Departamentin për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve, si dhe u shprehën të kënaqur me rezultatet e arritura.
“Njëkohësisht u konfirmua se FMN me ekspertët e saj, do të vazhdojnë përkrahjen në avancimin e mëtutjeshëm te ngritjes se kapaciteteve profesionale dhe zhvillimit te procedurave qe prodhojnë ngritje te progresit ne funksionin e mbledhjes se borxheve”.
“Vlen të theksohet se reformat në strukturën e MD janë duke u vlerësuar si shembull për vendet e rajonit”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026