Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Politika “Finance Think” propozon kthimin e masës prej 14.500 denarë për punonjës për aktivitetet që u prekën më shumë nga kriza e shkaktuar nga pandemia me Covid-19.
Konkretisht, propozimi i “Finance Think” është që të shpërndahen 14.934 denarë në muaj për punonjës për ndërmarrjet që në periudhën korrik-shtator kanë pasur rënie të të ardhurave krahasuar me periudhën prill-qershor. Kompanitë do të duhet të obligohen që më 1 tetor të kenë të paktën të njëjtin numër të punonjësve si më 30 qershor dhe të mbajnë të njëjtin numër punonjësish brenda tre muajve pas përfundimit të masës, pra deri në mars të vitit të ardhshëm.
Pritet që kjo masë të përfshi 68.568 punëtorë. Kostoja mujore për zbatimin e masës do të ishte 16.6 milion euro, ndërsa kostoja totale 100 milion euro. 11 mijë punëtorë do të ktheheshin në punë, e cila, sipas Institutit, është një e katërta e të punësuarve të rinj.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit