Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike nga data 1 prill e këtij viti.
Sipas vendimit të ZRRE-së, rryma do të shtrenjtohet për 14 për qind.
Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se derisa kryeministri Kurti po krenohet para deputetëve të Kuvendit për marrëveshjen me Serbinë, ZRRE-ja ka marrë vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike.
“Qytetarët varfërohen cdo ditë e më shumë, nga kjo Qeveri e cila ka harruar gjendjen e rëndë në të cilën e ka katandisur vendin. Me rëndësi, më në fund e kuptuan të gjithë nga kryeministri se “Ka Asociacion””, ka thënë Deliu. /arbresh.info/
lexo edhe:
ZRrE vendos tarifat e reja: Rryma shtrenjtohet për 14 për qind
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë