Albert Zhuniqi nga Rahoveci, i cili e kishte mbjellë arën me farë speci, nuk mori atë që pretendoi.
Ndonëse ai kishte dhënë 250 euro për kilogramin e farës, për amandë padjegëse që në gjuhën popullore njihet si sumborkë, ka marrë një lloj speci për të cilin ka thënë se nuk e ka kultivuar kurrë.
Zhuniqi i cili për vite të tëra e mban familjen nga kjo punë, ka thënë se shitësi i ka marrë në qafë pasi humbja është e madhe.
Specat të cilët Zhuniqi i mbolli, as nuk janë rritur e as nuk kanë marrë ngjyrë, prandaj ky rendiment iu dështoi.
Të njëjtin fat sikurse të Zhuniqit e patën edhe 11 bujq të tjerë të fshatit.
Ndërsa pronari që ua ka shitur këtë lloj fare, ka thënë se shkak i rendimentit të ulët mund të jenë shkaqet atmosferike, por sipas tij ky spec është i përshtatshëm për sallatë.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...