Pfizer dhe BioNTech kanë filluar një studim ndërkombëtar me rreth 4 mijë vullnetarë me qëllim të vlerësimit dhe efikasitetit që mund të ketë vaksina kundër Covid-19 te gratë shtatzëna.
Gratë shtatzëna janë në rrezik të lartu për t’u prekur nga Covid-19 dhe disa zyrtarë amerikanë të shëndetit publik në SHBA kanë rekomanduar se kjo kategori nuk duhet vaksinuar pa u bërë disa studime, shkruan Rueters, transmeton portal arbresh.info
Dr Ëilliam Gruber, nënkryetar i vjetër i hulumtimit dhe zhvillimit klinik të vaksinave për Pfizer, tha në një intervistë kompania mund të ketë rezultate deri në tremujorin e katërt të 2021.
Gruber tha se të dhënat e deritanishme sugjerojnë që gratë shtatzëna me Covid-19 kanë nivele më të larta të sëmundjes së rëndë.
Ata gjithashtu kanë nivele më të larta të ndërlikimeve të shtatëzënësisë, të tilla si lindja e parakohshme, krahasuar me gratë shtatzëna që nuk janë të infektuara nga koronavirusi.
“Ky rrezik i rritur është arsyeja pse rregullatorët amerikanë dhe këshilltarët e shëndetit publik “janë të interesuar ta bëjnë këtë në radhë të pare, kështu që njerëzit mund të informohen plotësisht për profilin e sigurisë”, tha ai./arbresh.info/
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...