Vaksina zvogëlon rrezikun e zgjatjes së sëmundjes nga Covid

10:06 | 3 Shtator 2021

Sipas një studimi të kryer nga King’s College në Londër, vaksinimi i plotë kundër koronavirusit jo vetëm që zvogëlon rrezikun e infeksionit, por parandalon edhe rrezikun që infeksioni të zgjatet.

Te njerëzit e vaksinuar me dy doza, shanset për të pasur simptoma që zgjasin janë 50 përqind më të vogla në krahasim me ata që nuk janë vaksinuar, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Sipas studiuesve Covid i zgjatur kur një person i infektuar shfaq simptoma të koronavirusit edhe pas shërimit 4 javor.

Kjo mund të ndodhë edhe me ata që kanë pasur simptoma të lehta të koronavirusit.

Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga aplikacioni britanik Zoe Covid, i cili monitoron simptomat tek njerëzit, si dhe vaksinimet dhe testimet.

Në periudhën nga dhjetori 2020 deri në korrik, u monitorua gjendja shëndetësore e më shumë se 1.2 milion të rriturve që morën një dozë të vaksinës së koronavirusit dhe 971.504 prej atyre që morën dy doza në atë periudhë kohore.

Vetëm 0.2 përqind e persona të vaksionuar me dy doza thanë se ishin infektuar pas vaksinimit.

Studimi gjeti se te grupi i personave të pavaksinuar, numri i infektimeve ishte më i madh.

Studiuesja kryesore, Dr Claire Stives tha se njerëzve në rrezik të shtuar duhet t’u jepet përparësi në vaksinimet e reja.

“Lajmi i mirë për covid të zgjatur është se hulumtimi ynë ka gjetur se vaksinimi i dyfishtë zvogëlon ndjeshëm rrezikun e marrjes së virusit, si dhe zhvillimin e simptomave afatgjata,” tha ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara