Përdorimi i maskës nga fillimi i pandemisë deri më tani ka hapur debate. Disa janë skeptikë për efektivitetin e tyre ndërsa ka dhe ekspertë të cilët thonë se më shumë se maska, distancimi duhet të jetë rregulli i pathyeshëm për të frenuar përhapjen e coronavirusit.
Me rritjen e temperaturave mbajtja e maskës është edhe bezdisëse por frika nga infektimi bën që të mbahen sidomos në ambiente të mbyllura.
Por a ka raste përjashtimi? A ka njerëz që bëjnë pjesë në një kategori të cilët nuk mund të mbajnë maskë?
Ekspertët e CDC në Amerikë përmendin tre kategori të cilët nuk mund të ndëshkohen pse nuk mbajnë maskë por edhe për arsye të forta shëndetësore. Tre kategoritë janë:
-Nuk duhet të vendoset tek fëmijët më të vegjël se dy vjeç
-Nuk duhet të vendoset tek persona që kanë mungesë oksigjeni
-Nuk mund të vendoset tek persona që janë të pavetëdijshëm apo me aftësi të kufizuara.
Problemi qëndron kryesisht tek kategoria e mesme, pasi ka shumë njerëz që nuk pranojnë të vendosin maskë dhe pretendojnë se kanë probleme me frymëmarrjen.
Po ata që janë me astmë? Ekspertët thonë se shumica e asmatikëve mund të vendosin maskë pa problem, por nuk duhet ta mbajnë për një periudhë shumë të gjatë.
Ndërsa ata me sëmundje kronike pulmonare, të tilla si bronkiti kronik dhe emfizema kanë një arsye më shumë për ta vendosur pasi kanë rrezik më të lartë për të ndërruar jetë nëse infektohen. Nëse nuk mund ta mbash maskën, qëndro në shtëpi!
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...