Vaksina kineze “Coronac” që po aplikohet dhe në Shqipëri nuk njihet nga EMA dhe për këtë arsye, shumë qytetarë refuzojnë të vaksinohen me të, pasi nuk u njihet në vendet e Bashkimit Europian.
Në diskutimin e sotëm në “Open”, epidemiologia Eugena Tomi thotë se vaksina kineze është efektive kundër koronavirusi njësoj si vaksinat e kompanive të tjera dhe nuk është kjo arsyeja pse EMA dhe FDA nuk e miraton.
Sipas saj, përgjigja është teknika që kompania kineze ndjek:
“Një vaksinë miratohet nëse firma dërgon kërkesën te EMA dhe FDA. EMA e ka nisur hetimin për Coronavac që para 11 muajsh, nuk e ka nisur sot. Ka marrë në shqyrtim një sërë faktorësh. Por, vetë kompania nuk ka bërë asnjë kërkesë”.
Vaksina kineze është vaksina e parë kundër Covid 19 që ka mbërritur në vendin tonë, në muajin janar, ndërsa vazhdon të ketë gjendje në qendrat e vaksinimit./tch/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...