“Numrat e të infektuarve të rinj janë alarm dhe thirrje për t’u respektuar të gjitha masat dhe protokollet, por nëse vazhdon kjo tendencë, nuk përjashtohet edhe kthimi i sërishëm i masave kufizuese”.
Këtë e paralajmëroi sot kryeministri teknik, Oliver Spasovski. Ai shtoi se prioritet i të gjitha masave, protokolleve dhe rekomandimeve nga institucionet kompetente janë ruajtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve dhe argumentet për gjendje ë jashtëzakonshme ishin mu ato prioritete, si dhe përballja me krizën shëndetësore dhe ekonomike, por shteti vazhdimisht nuk mund të mbetet në gjendje të jashtëzakonshme, përcjell telegrafi maqedoni.

Sipas tij, qytetarët duhet të kuptojnë se jeta dhe shëndeti i familjeve dhe më të afërmëve janë në pyetje. Tregoi se këto numra vijnë nga periudha restriktive, por siç tha, sot sërish do të bisedohet dhe do të vlerësohet nëse do të vazhdohet sërish gjendja e jashtëzakonshme në shtet.
Lidhur me datën për mbajtje të zgjedhjeve që e përmendi zëvendëskryeministri Bujar Osmani, 5 korriku, tha se ankandi me data nuk i shkon për shtati askujt, sepse, edhe njëherë përsëriti, prioritete kryesore janë shëndeti dhe jeta e qytetarëve.
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...