Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj e ka quajtur lajm të mirë për Kosoven ardhjen e ekspertëvë mjeksorë nga Instituti i famshëm “Robert Koch”.
Dreshaj ka thënë se Gjermania ka qenë model suksesi se si duhet të sfidohet pandemia, andaj ardhja e ekspertëve nga ky institut është e mirëseardhur.
“Kosova nesër do të pres ekipin më profesional për luftën ndaj Covid19, atë të Institutit Gjerman të Shëndetësisë, “Robert Koch”. Për dy javë do të jipen këshillat më profesionale për luftën ndaj Covid19, për modalitetin e suksesit dhe luftën e përbashkët ndaj pandemisë. Gjermania ka qenë model suksesi ndaj koronavirusit në nivel global dhe këshillat nga “Robert Kosch” janë të mirëseardhura në këtë kohë” ka thënë Gani Dreshaj./arbresh.info/
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...